Friday, September 20, 2024

(Video) Miqësorja, Vllaznia – Teuta, mbyllet në barazim 3-3. Balaj, Dodaj, Gruda për kuqeblutë dhe Peposhi, A. Marku dhe Boci për durrsakët, janë autorët e golave

Lexo

Vllaznia – Teuta 3-3

Shënues: Bekim Balaj 9′, Kevin Dodaj 27′, Ildi Gruda 89′ / Ergys Peposhi  3′, Antonio Marku 39′,  Muço Boci 51′

Vllaznia: Qarri, Gurishta, Juriç, Pusi, Yagoo, Krymi, Alivoda, Karimanoviç, Mala, Dodaj, Balaj.(U aktivizuan (Jukaj, Brahimi, Stojanoviç, Sala, Zaganjori, Qato, Deliu, Çoba, Maliqi, Spahija, Tafili, Delaj, Gruda).Trajner: Thomas Brdariç)

Teuta: Vata, A. Peposhi, A. Marku, Gjini, Kotobelli, Kruja, Beqja, Vila, E. Peposhi, Arifi, Boci.( U aktivizuan: Dema, Syla, Kalaj, Torraj, Balla, Tepshi, Hasnbelli, Reçi, Karabeci, Demirçani). Trajner: Edi Martini.

Arbitra: I. Myrtja, A. Çobaj, J. Mala

Në barazim 3 me 3 është mbyllur miqësorja e luajtur pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës në mes Vllaznisë vendase dhe Teutës mysafire. Katër prej gjashtë golave janë shënuar në pjesën e parë, ku për t’u theksuar është se të parët kanë kaluar në avantazh durrsakët me autorë Ergys Peposhin, që në  minutën e katërt të ndeshjes. Më pas, nuk vonon dhe pesë minuta më vonë Vllaznia barazon 1 me 1 me autorë kapitenin Bekim Balajn.

Teuta do të marrë përsëri kryesimin, kur shkodrani Antonio Marku, që këtë sezon futbollistik luan për durrsakët shënon golin e dytë për ekipin e tij në minutën e 30-të , që edhe pse është në një ndeshje miqësore, nuk feston në shenjë respekti për vitet që ka luajtur me uniformën e Vllazninë.

Megjithatë, gjashtë minuta nga mbyllja e pjesës së parë, Vllaznia barazon 2 me 2 me një gol plot teknikë interpretimi të riut Kevin Dodaj. Edhe pse kuqeblutë prodhojnë më shumë lojë duke këmbëngulur në zonën mike në kërkim të golit të avantazhit, janë përsëri durrsakët që godasin portën e Vllazninë duke shënuar golin e tretë me anë të Muço Bocit në të 51-tën minutë.

Minutat në vazhdim, trajnerët respektiv, Thomas Brdariç dhe Edi Martini i japin më shumë hapësira lojtarëve të stolit, ndërkohë që ritmi i lojës dhe emocionet nuk mungojnë të jenë të pranishme.

Atëherë kur u mendua se Teuta po largohet nga Shkodra e fituar 2 me 3 në këtë miqësore të gushtit 2024, pikërisht një minutë përpara mbylljes së krejt ndeshjes, ekzekutimi perfekt i një goditje dënimi diagonale nga Ildi Gruda shkon drejtpërdrejtë në rrjetën durrsake duke fiksuar kështu barazimin 3 me 3.

(Video) Pamje nga ndeshja miqësore, Vllaznia-Teuta, barazim 3-3, si dhe prononcimet e dy trajnerëve kundërshtarë, Thomas Brdariç Vllaznia dhe Edi Martini Teuta. E shtunë, ora 18:00, stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img