Sunday, November 24, 2024

Lojrat Olimpike “Paris 2024”-Nuk arrin të kualifikohet në finale, Luiza Gega: Është kaq vështirë të gjesh fjalë kur ndihesh totalisht e dështuar!

Lexo

Atletja shqiptare Luiza Gega ka debutuar ditën e sotme në Lojërat Olimpike, Paris 2024. Gega garoi në baterinë e dytë, por nuk arriti që të japë më të mirën e saj dhe nuk ka mundur që të kualifikohet për në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa për femra.

Atletja kuqezi mbylli garën me kohën 9.27.41 dhe u rendit në vendin e 9-të në baterinë e dytë. 5 atletet e para të baterisë u kualifikuan në finalen e kësaj gare. Përfundon këtu aventura e Luiza Gegës në Lojërat Olimpike, Paris 2024.

Rezzultatin në fjalë, atletja e talentuar shqiptare nuk e ka përjeëtuar mirë, gjë të cilën e ka shprehurn me anë të një postimi në faqen e saj në Instagram.

“Eshte kaq veshtire te gjesh fjale kur ndihesh totalisht e deshtuar dhe ne fakt ne keto momente e tille ndihem.

E di qe do kaloj, cdo gje kalon me kohen por ne kete moment dhemb shume sepse vertet jam munduar dhe enderruar qe do ja dal pavarsisht se gjerat qe ne muajin prill pasi u semura gjerat moren “dishezen”.

Gjithsesi perseri perpiqesha fort cdo dite edhe perse me shume stres nga ndjesite jo te mira te trupit tim perseri rrija me shpresen qe do e perballoja nje gare te niveli por ne fakt nuk ndodhi keshtu.

Edhe perse nuk e kam thene kam qene ne dileme te madhe me veten nese duhet te vija apo jo por e di qe pengu per te mos e provuar do me lendonte me shume.

Dua vertet ti kerkoj falje kujdo qebesoi tel une dhe e zhgenjeva dhe falenderoj te gjithe ato qe me mbeshtesin si ne dite te mira qofte dhe te veshtira. Endrra e Parisit mbyllet sot”, shkruan Gega.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img