I ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare, ish kampioni i shahut shkodran dhe atij shqiptar, Muhamet Gradeci është përcjell me nderime dhe respekt për në banesën e fundit nga komuniteti i qytetit verior.
Të pranishëm në këtë ceremoni mortore ishin edhe pjesëtarët e komunitetit të sportit të shahut, mes të cilave edhe Ylvije Boriçi(Kraja), shahistja pesë herë kampione me Vllazninë e drejtuar nga trajneri Muhamet Gradeci, si dhe katër herë kampione individuale, suksese të cilat ia dedikon profesor Gradecit.
Me respekt dhe konsideratë maksimale për ish trajnerin e tyre dhe më pas kolegun tastieres së shahut, flasin edhe shahisti veteran, Bernard Lekaj dhe Eduard Hoxha, në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të shoqatës së shahut Vllaznia.
Muhamet Gradeci ndërroi jetë dy ditë më parë në moshën 81 vjeçare, për të cilën Veriu Sport i kushtoi një shkrim të veçantë, lajmit si dhe përshkrimit të karrieres së tij të pasur sportive, sidomos atë të pozicionit të trajnerit të ekipit të femrave Vllaznia me të cilat u shpall pesë herë kampion i Shqipërisë dhe fitoi dy Spartakiada Kombëtare.
(Video) Pamjet e ceremonisë mortore në nderim të ish kampionit të shahut Muhamet Gradeci, si dhe prononcimet e ish kampiones së shahut Ylvije Boriçi(Kraja), si dhe dy kolegëve të tij, Bernard Leka dhe Eduard Hoxha, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU