Monday, November 25, 2024

Lojrat Olimpike “Paris 2024”-Mundësi Abakarov kualifikohet në çerekfinale, por ndalet nga indiani Aman Aman

Lexo

Zelimkhan Abarakov nuk ia del të sigurojë një vend mes katër më të mirëve të botës në disiplinën e mundjes së lirë për peshat 57 kg në “Paris 2024”. Mundësi kuqezi u eliminua nga indiani Aman Aman në çerekfinale me shifraat 12-0.

Në pjesën e parë mundësi indian fitoi 3-0 falë një një pikëshi dhe një dy pikëshi. Ndërsa në pjesën e dytë Abakarov u mund edhe me thellë duke pësuar katër dypikësha dhe një një pikësh.

Më herët, mundësi kuqezi ka bërë detyrën përballë rivalit nga Guinea-Bisau, Diamantino Iuna Fafe duke siguruar një vend mes tetë më të mirëve të botës në disiplinën e mundjes së lirë për peshat 57 kg.

Abakarov “përmbysi” Iuna Fafe me shifrat 7-6. Në pjesën e parë ishte afrikani në avantazh duke koleksionuar pesë pikë teknike në total ndërsa Abarakov mundi të mbrohej duke marrë vetëm një të tillë. Ndërsa në pjesën e dytë Abakarov arriti të kualifikohej duke marrë 6 pikë teknike përballë një të rivalit.

Në fund të ndeshjes trajneri i Diamantino Iuna Fafe bëri edhe “challange”, por gjygjtarët e garës nuk i iratuan pretendimet duke i shtuar kështu një pikë mundësit kuqezi.

Zelimkhan Abakarov ka ende një shpresë për medalje të bronztë. Pas përfundimit të çerekfinaleve mësohet se mundësi shqiptar do të ketë edhe një shans për të luajtur për vendin 3-5 nëse rivali i çerekfinales, Aman Aman, do të kalojë në finale.

Siç dihet gjysmëfinalja mes Aman Aman dhe Rei Higuchi do të mbahet sot në orën 18:15. Mundësi nga Japonia është njëri prej favoritëve për medaljen e artë, por nëse dështon sot përballë Aman atëherë Shqipëria do të ketë shans për të fituar të bronztë në disiplinën e mundjes së lirë për peshat 57 kg në “Paris 2024”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img