Thursday, September 19, 2024

(Video) A. F Elbasani ” ndez” motorrët e Superiores – NGA FATMIR POPJA

Lexo

Ndërsa mbetet  edhe pak më shumë se një javë nga fillimi i Kampionatit të Superiores, A.F Elbasani i ka ” ndezur” motorrët e garës makinës Verdh e Blu .Ata i janë kthyer këtë javë stërvitjes në Kompleksin Sportiv “Shefqet Lamçja ” në Elbasan për ti dhënë dorën e fundit përgatitjeve disa javore.

Verdh e blutë  mbyllën me sukses  fazën e dytë të përgatitjeve të sezonit të verës jashtë vendit ku zhvilluan disa ndeshje miqësore. Në dy të fundit e zhvilluara në Greqi, shkëlqyen  në të fundit  përballë ekipit të mirënjohur të F.C Aris, ndeshje që u zhvillua në Stadiumin  “Kleanthis Vikelidis” të Selanikut.

Aktualisht Verdh e Blutë e kanë të ” blinduar ” ekipin në të gjitha repartet dhe deri tani në përbërje të tij numërohen  13 futbollistë që i janë bashkuar A.F Elbasanit gjatë merkatos së Verës 2024.Pothuajse të gjithë futbollistët e afruar kanë veshur uniformën e përfaqësueses së vendit të tyre të moshave ose të Kombëtares A.

Kjo tregon qartë se A.F Elbasani pas ecurisë së shkëlqyer të tri viteve të para që nga krijimi i tij synon suksesin e  rradhës në Superiore. Drejtuesit e A.F Elbasani dhe stafi teknik edhe në stërvitjen e pasdites së Premte e treguan qartë se sa seriozisht po punohet dhe se ambiciet për ta përgatitur ekipin më së miri është prioritet i prioriteteve .Rëndësi para fillimit të kampionatit për ta ka gjithçka duke filluar nga regjimi i rreptë për futbollistët, pesha, përgatitja fizike dhe ajo tekniko, taktike.

Drejtuesit e Klubit dhe Stafi teknik diskutojnë për çdo detaj mes tyre dhe synimi është që të gjitha  problemet e gjendjes fizike që mund të shfaqin futbollistët të  ndiqen me kujdes maksimal . Kampionati është shumë afër fillimit të garës dhe Trajneri italian Roberto Bordin e dëshiron ekipin Top Formë. Gjatë fazës përgatitore ai duket se ka arritur ta konsolidojë ekipin dhe të krijojë frymën e grupit dhe gara për vendin e titullarit te Verdh e Blutë ka gjasa të jetë mjaft e fortë .A.F Elbasani e ka shpallur tashmë objektivin kryesor dhe shpresohet e besohet shumë për një fillim premtues që në ndeshjen e parë në transfertë ndaj Skënderbeut.

(Video) Pamje nga seanca stërvitore e pasdites së premte të 9 gushtit 2024 të AF Elbasani në prag të nisjes së kampionatit të Superiores-pragndeshja me Skënderbeun.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img