Mundësi nga Uzbekistani Razambek Salambekovitch Jamalov, që mposhti në çerekfinale mundësin shqiptar Chermen Valiev, ka arritur që të kualifikohet në finalen e stilit të lirë për peshat deri në 74 kg.
Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë, pasi “ripeshkohet” mundësi shqiptar Valiev, që do të garojë nesër në orën 11:20 në raundin e dytë të “ripeshkimit”, teksa pret fituesin e çiftit Kadzhimahamedau me Salkazanov.
Tanimë gjithçka është në dorën e tij, sikurse dhe të Islam Dudaev për një medalje olimpike për Shqipërinë.