Sunday, November 24, 2024

Kuqeblutë, nisin përgatitjet për Partizanin. Problem infermieria!

Lexo

E marta ka qënë dita e parë e stërvitjes për kuqeblutë e Vllaznisë, e cila vjen pas dy ditëve pushim që skuadrës i ishin dhënë që pas zhvillimit të miqësores me ekipin e Laçit në transfertë, të cilin e barazoi, 1-1.

Por, përpos lajmit të mirë të mbërritjes të veshjes kuqeblu të sulmuesit senegalez Matar Dieye, java e parë e kampionatit nuk paraqet një situatë të mirë në kampin kuqeblu, pasi trajnerin Brdariç e shqetësojnë disa mungesa, duke nisur nga reparti i mbrojtjes deri tek ai i sulmit.

Bëhet fjalë për Bajramin dhe Jagon e prapavijës, për të vijuar me mesfushorin Amir Kahrimanoviç, si dhe sulmuesin Ildi Gruda. Gjithësesi, falë punës intensive që po bën stafi mjekësor, deri ditën e ndeshjes me Partizanin, infermieria kuqeblu pritet të ketë ndonjë lehtësim, të paktën sa i takon Kahrimanoviç, shkalla e dëmtimit e të cilit konsiderohet disi më e lehtë.

Përpos seancës së sotme, tekniku Brdariç ka në dispozicion edhe plot pesë seanca stërvitore për të përgatitur skuadrën për sfidën e javës së parë të Superiores, e cila sipas kalendarit të FSHF-së, do të luhet mbrëmjen e së hënës në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 20:00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img