Sunday, November 24, 2024

Dy Gjeçajt e Vllaznisë, nisin punën në Prizren. Bledari: Është një mirupafshim, dhe jo lamtumirë!

Lexo

Largimi nga Shkodra nuk ka qënë aspak i lehtë për dy Gjeçajt e basketbollit shkodran. Pasi mbyllen sezonin 2023-2024 në ekipet e tyre, Bledari si trajner i Vllaznisë në basketboll për femra të rritura dhe djali i tij, Vetoni si basketbollist në ekipin e meshkujve të Superligës Vllaznisë, sezoni i ri sportiv, 2024-2025, i gjen dy Gjeçajt e basketbollit shkodran në Superligën e Kosovës.

Me këmbënguljen dhe insistimin e vazhdueshëm të presidences së KB Bashkimi të Prizrenit si dhe drejtuesve të Komunës së këtij qyteti, që të dy janë bërë pjesë e klubit prizrenas për sezonin e ri sportiv.

Tashmë, që të dy janë zyrtarizuar si pjesë e Klubit të Basketbollit Bashkimi Prizren, Bledari si zëvendëstrajner dhe Vetoni si basketbollist i këtij ekipi. Një rast ky disi i veçantë, që babë dhe bir janë pjesë kryesore e një klubi me shumë emër dhe reputacion ndërkombëtar, siç është ai i KB Bashkimit.

Duke folur për Veriu Sport, Bledari, nuk i frenon emocionet e largimit nga Shkodra, teksa thotë:” Është një mirupafshim, dhe jo lamtumirë! Largohen nga Vllaznia, për një nivel më të lartë basketbolli, por që të dy, babë dhe bir, nuk e mendojnë asnjëherë shkëputjen përfundimtare nga Shkodra!”

Teksa thotë këto fjalë, Bledar Gjeçaj, në vijim sqaron se edhe pse ka qënë një vendim i vështirë për t’u larguar, nga ana tjetër ka qënë shumë i domosdoshëm, kjo në aspektin e rritjes së cilësore sportive për të dy ato, të birin si sportist, dhe vetë ai si trajner. Pasi, një gjë të tillë ia afron klubi me nivele dhe standarte bashkohore, konkurues dinjitoz në arenën ndërkombëtare.

Rritja dhe afirmimi i tyre sa më i madh në arenën ndërkombëtrare, për Bledarin, është në shërbim dhe dobi, jo vetëm të tyre personalisht, por edhe të basketbollit shkodran, pasi rikthimi në Shkodër dhe vazhdimësia e kontributit për Vllazninë do të jetë patjetër jo shumë larg në vite.

Një gjë të tillë, Bledari, thotë se ia ka bërë të ditur edhe krejt  skuadrës së tyre në momentin e largimit, por në veçanti edhe tre prej basketbollisteve titullare të skuadrës, Medina Mustafa, Ingrid Dashja dhe Bernarda Reshpja, me të cilat zhvilloi një takim përpara se të nisej në Kosovë, ku njëra prej tyre, Mustafa ka marrë drejtimin e skuadrës duke zëvendësuar trajnerin Gjeçaj në krye të skuadrës.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img