Friday, September 20, 2024

Ndryshime te FK Kukësi-Largohet zyrtarisht familja Gjici, prezantohen drejtuesit e rinj. Atilio Biba, është presidenti i ri i klubit

Lexo

Nga dita e sotme Kukësi nuk është më në pronësi të familjes Gjici. Ditën e sotme në një konferencë për shtyp, djali i ish-presidenti Safet Gjici, Erinaldo, shpjegoi se për klubin niste një etapë e re me tërheqjen e familjes së tij nga drejtimi.

“Padyshim një moment prekës që sot pas  vitesh familja Gjici njofton fundin e një kapitulli të përmbushur me përkushtim, punë të palodhur dhe orë të panumërta të shpenzuar për të ushqyer rritjen e këtij institucioni të jashtëzakonshëm siç është Futboll Klub Kukësi. Largohemi si aksionar të klubit me dhimbje me emocion, por në të njëjtën kohë se për të konkurruar në nivele të larta të futbollit tonë, janë shpenzime të papërballueshme tashmë për familjen tonë,”-u shpreh Eronaldo Gjici.

Ndërkohë që janë prezantuar edhe drejtuesit e rinj, që kanë treguar ambiciet e tyre në krye të skuadrës verilindore. Drejtori sportiv letonez, Nikita Kornejevs, shpjegoi se si do të jetë strukturuar Kukësi i Kategorisë së Parë, që ka si synim kthimin në Superiore.

FK Kukësi njofton se Atilio Biba do të jetë presidenti i ri i klubit. Në një konferencë shtypi të mbajtur ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”, janë prezantuar edhe drejtuesit e ri, ku roli i Drejtorit Sportiv, do të mbulohet nga Nikita Kornejevs, ndërsa roli i Drejtorit Teknik do të mbulohet nga Renato Arapi!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img