Monday, November 25, 2024

Miqësore, Vllaznia B-Vllaznia U21. Sot, ora 18:00 në fushën sportive të Golemit. Në fushë edhe blerja më e re, senegalezi Matar Dieye, por edhe kosovari i mbrojtes Arton Podrimcaku që vazhdon provën kuqeblu

Lexo

Blerja më e re e Vllaznisë, senegalezi Matar Dieye, i cili ka ardhur për llogari të repartit të sulmit kuqeblu, është pritur që të do të ishte në stërvitje me skuadrën që në seancën e djeshme stërvitore, por për arsye të testeve mjekësore, pranë Klubit të Futbollit Vllaznia si dhe në klinikat e specializuara të qytetit të Shkodrës, prania e tij në stërvitje me skuadrën kuqeblu është spostuar për seancën e pasdites së mërkurë.

Seancë të cilën, stafi teknik ka planifikuar të zhvilluar një ndeshje miqësore si ajo e para një jave, në mes ekipit të dytë, Vllaznisë B dhe ekipit Vllaznia U21. Një miqësore, e cila krahas të tjerave, vemendja kryesore do të jetë tek sulmuesi senegalez, i cili është planifikuar të jetë në fushë përgjatë 90-të minutave për të parë realisht, sesa është i gatshëm të jetë në shërbim të skuadrës për ndeshjen së hënës ndaj Partizanit.

Në të njëjtën kohë, stafi teknik ka mundësinë të ndjekë nga afër edhe futbollistin kosovar Arton Podrimcaku, i cili prej disa ditësh është në provë tek Vllaznia për llogari të krahut të majtë të prapavijës, ku me dëmtimet e fundit në këtë repart, tekniku Brdariç ka problem për fiksimin e një titullari në këtë rol.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img