Friday, November 22, 2024

KF Vllaznia prezanton uniformat e reja, sezoni 2024-2025

Lexo

Kur duhet edhe pak ditë nga nisja e sezonit të ri futbollistik 2024-2025, KF Vllaznia ka zyrtarizuar uniformat e reja me të cilat do të luajnë ekipet e futbollit të meshkujve si dhe ato të femrave. Një gjë të tillë e ka bërë përmes postimit të disa fotove, mes të cilave, krahas Bekim Balajt dhe Ezmeralda Franjes që mbajnë shiritin e kapitenëve në skuadrat e tyre përkatëse, tek meshkujt dhe femrat, si dhe edhe pjesëtarë të tjerë të dy ekipeve përkatëse, spikat edhe veterani i mirënjohur kuqeblu, Hysen Zmijani, si pjesë e atij brezi që dha shumë për Vllazninë.

Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia:

“KF Vllaznia prezanton uniformën e parë, atë me të cilën ekipi do t’i luajë ndeshjet në shtëpi për sezonin 2024-2025.

Nisur nga kërkesat e shumta që kemi patur sezonin e kaluar për fanellën e krijuar me rastin e 105 vjetorit të klubit, është vendosur që të mbahet i njejti dizajn edhe për sezonin e ri, i cili përpos ngjyrave tradicionale të klubit tonë, përmban dhe hartën e rrugëve të Shkodrës.

Faleminderit legjenda Hysen Zmijani!

Forca Vllaznia!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img