Për nder të Ditës së shtegëtarëve, një festë e kthyer tashmë në traditë dhe organizuar nga Bashkia Lezhë, nën kujdesin e drejtpërdrejtë të krytarit të bashkisë z. Pjerin Ndreu, sot paradite në stadiumin Besëlidhja u organizua Kupa e shtegëtarit, për fitimin e së cilës u zhvillua një ndeshje miqësore dhe simbolike futbolli, ndërmjet dy ekipeve; Ekipit të emigrantëve (me uniforma të bardha), që kishte në përbërje të tij emigrantë të gjeneratave të ndryshme dhe Ekipit miks Besëlidhja (me uniforma kuq e zi), me ish lojtarë të Besëlidhjes ndër vite, dhe disa punonjës të afministratës së bashkisë. Ndeshje e cila është zhvilluar falë një bashkëpunimi të sukses’shëm, të Drejtorisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve me drejtor Nikolin Shtjefni, dhe një përfaqësie emigrantësh të kryesuar nga emigranti Llesh Shtjefni.
Ndeshja është drejtuar nga gjygjtarja e FIFA-s, Eglantina Pjetrushi, dhe secila pjesë ka patur nga 25 minuta.
Pavarësisht se ishte ndeshje miqësore dhe simbolike, pati brenda saj; emocione, shumë gola, grintë dhe luftë sportive, nga të dyja skuadrat dhe përfundoi me rezultatin e barabartë 5-5. Për të përcaktuar ekipin fitues u kalua në ekzekutimin e 11-metërshave, ku skuadra mikse e Besëlidhjes u tregua më e saktë, teksa shënuan Loci, Manushi, Smajli, dhe Biba. Ndërkohë që portieri i kësaj skuadre Ndoka, priti një 11-m, që ishte përcaktuese e fitores. Rezultati i 11-m, ishte 4-2, dhe ai i përgjithshëm 9-7, për skuadrën mikse të Besëlidhjes, e cila u shpall edhe fituese e Kupës së shtegëtarit.
Më pas u shpërndanë kupat dhe medaljet përkatëse për të dy skuadrat, duke mbyllur kështu këtë aktivitet të bukur, i cili është filmuar dhe do të përcillet me një speciale përmes kanalit të tij në FB, nga i pasionuari dhe i kudo ndodhuri, “Institucioni Mediatik i Lezhës”, siç e kam cilësuar kohë më parë, miku im i kahershëm Agostin Cin Marini.
Martin Dedaj*-Gazetar dhe komentator sportiv.
Shënim:
Fotot ilustruese janë ralizuar nga Agostin Cini.
Foto1: Dy ekipet përpara fillimit të ndeshjes;
Foto 2: Me drejtorin e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve në bashkinë Lezhë, z. Nikolin Shtjefni.
Paradite me, 15 Gusht 2024