Sunday, September 22, 2024

Talenti i volejbollit Anton Qafarena, i preferuari i vendeve arabe. Shkodrani nënshkruan për Abu Dhabi në sezonin e ri 2024-25. Nostalgji për Vllazninë, mundësinë rikthimi në të ardhmen

Lexo

Sezon i ri Kapitull i ri! Kështu shkruan dy metroshi i volejbollit shqiptar Anton Qafarena në një postim të tijin në rrjetet sociale duke bërë të ditur se ka nënshktuar në Emiratet e Bashkuara.

Anton Qafarena është prodhim puro i volejbollit shkodranë, i cili pas një karriere të suksesshme në Shqipëri ku u shpall kampion me Vllazninë, nisi aventurën e të luajturit jashtë vendit. Fillimisht në Europë, ku la gjurmë, në Itali, Rusi e Gjermani, dhe vitet e fundit është i preferuari i vendeve arabe. Pas Al Nsser, tashmë janë Emiratet e Bashkuara që kërkojnë shërbimin e tij.

Shkodrani me gjatësinë e admirueshme 2, 05 është ndër shqiptarët e parë që luan në këtë skuadër. Krahas karrieres jashtë vendit, Anton Qafarena është një titullar me peshën edhe i kombëtares shqiptare.

Në një prononcim për Veriu Sport, Anton Qafarena, shprehet i kënaqur që vazhdon bashkëpunimin me vendet arabe duke mos lënë pa përmendur vlerësimin që ka gjetur nga klubet përkatëse ku ai po bashkëpunon.

Për t’u theksuar është se në familjen Qafarena janë dy vëllezër volejbollistë të talentuar, Nikolin Qafarena, kapiteni i aktual i Vllaznisë dhe Anton Qafarena. Një dyshe që Antoni komplimenton vëllain e madh, Nikolinin, duke theksuar se që të dy kanë marrë nga njëri tjetri.

I pyetur nëse edhe për Vllazninë, nga ku doli si volejbollist, ai thotë se i ndjek prej së largu me shumë interes ndeshjet e Vllaznisë, ku sipas tij me pak kujdes dhe me ndonjë përforcim të mundshëm kanë janë pretendent për trofe. Ndërsa, sa i takon një mundësie të riveshjes së faneles kuqeblu, për momentin, Antoni e shikon të pamundur rikthimin në Shkodër, për vetë angazhimet dhe kontratat që ai me klubet e huaja,  por nuk nguron të lëshojë një sinjal që jo shumë larg mund të riveshë fanelën kuqeblu për të kontribuar në fitoren e trofeut kombëtar.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img