Thursday, December 26, 2024

(Video) Trajneri kuqeblu, Damian Bekteshi, kërkon fitore ndaj Teutës. Java e parë e Superligës së Basketbollit Meshkuj, Vllaznia-Teuta, të shtunën, ora 18:00, në “Qazim Dervishi”

Lexo

Trajneri i Vllaznisë në basketboll për meshkuj, Damian Bekteshi ka folur në prag të nisjes së Superligës së basketbollit për meshkuj, ku ndeshja e parë hapëse është ajo Vllaznia-Teuta.

Një sfidë kjo, për të cilën tekniku Bekteshi thotë që skuadra shkodrane ka ditë të tëra që përgatitet me shumë seriozitet për ta nisur me fitore kampionatin.

Ndër të tjera, Bekteshi shprehet i kënaqur me përbërjen e skuadrës, ku krahas Shestanit dhe Memçajt, janë veshur kuqeblu edhe katër basketbollistë amerikanë.

Një ditë më parë, amerikani i Vllaznisë Maurice Ëalton, u shpreh optimist për një Vllazni kampione, gjë të cilën e konfirmon edhe Bekteshi, ku edhe pse në garën për trofe janë edhe ekipe të tjerë, skuadra e drejtuar prej tij është e karikuar për një objektiv të tillë.

Ndeshja, Vllaznia-Teuta, më e rëndësishmja e javës së parë të kampionatit, luhet në orën 18:00 të kësaj të shtune në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit Damian Bekteshi, si dhe pamje nga seanca stërvitore e Vllaznisë basket meshkuj, mund ti ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img