Sunday, November 24, 2024

Volejboll Femra/Partizani, fiton finalen e tretë me Tiranën dhe shpallet kampione e Shqipërisë

Lexo

Partizani në volejboll për femra i drejtuar nga trajneri Andi Lundra ka fituar finalen e tretë të fazës finale ndaj Tiranës me rezultatin 3 me 0 dhe është shpallur kampion i Shqipërisë.  Vajzat e kuqe, pas fitimit të trofeut të Kupës së Shqipërisë, arkivojnë edhe Titullin e katërt KAMPION, duke vijuar dominimin absolut në volejbollin e femrave.

Ndeshja e luajtur pasditen e së hënës në sallën kryesore të Pallatit të Sportit, “Asllan Rusi” ishte e tëra në epërsi të skuadrës së Partizanit, e cila i fitoi setet pa shumë rivalitet, respektivisht 25-11, 25-17 dhe 25-20.

Në ceremoninë përmbyllëse të aktivitetit, kupën kapitenes së Partizanit Çezarina Xheka ia ka dorëzuar zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Dashamir Brari, që së bashku me anëtarin e kryesisë Sokol Halili dhe sekretarin e përgjithshëm Albens Vokopola kanë shpërdarë dhe medaljet.

Kujtojmë se Vllaznia në volejboll për femra bëri një paraqitje shumë dinjitoze në kompeticionion e Kupës së Shqipërisë, sidomos në ballafaqimin gjysëmfinal ndaj Tiranës, ku u deshëm të luhen tre ndeshje për të përcaktuar njërën finaliste. Ndeshje kjo që u mbyll  me rezultatin 3 me 2 në favor të Tiranës.

Aktiviteti i Kampionatit Kombëtar të volejbollit për sezonin 2020-2021 mbyllet me finalen tjetër po aq emocioniese të meshkujve, Partizani-Erzeni që do të luhet mbrëmjen e së martës në sallën olimpike “Feti Borova”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img