Friday, October 18, 2024

(Video) Volejboll femra. Vllaznia humbet në transfertë me Tiranën. Në lojë për kuqeblutë, edhe amerikanja e dytë Azra Williams

Lexo

Vllaznia e volejbollit femra, ndeshjen e javës së pestë të kampionatit kombëtar të Superligës e luajti në transfertë duke u përballur me Tiranën. Pas ndeshjes së javës së kaluar, ku Vllaznia u mund me rezultatin 0 me 3 nga Partizani, trajnerja Nora Deda, u shpreh optimiste se gjendja e skuadrës kuqeblu do të ndryshonte në javët në vazhdim.

Dhe, krahas të tjerave, shpresat për një gjë të tillë profesoresh  Deda i kishte amerikanja, Azra Williams, volejbolliste kjo, e cila iu bashkua skuadrës në këtë pragndeshje.

Dhe, realisht Williams, por edhe amerikanja tjetër Austyne Magee që luan në këtë sezon me Vllazninë ishin dy më të mirat e kësaj ndeshje në radhët e kuqebluve. Vlerat e tyre, por edhe të kolegeve të tjera të skuadrës me në krye kapitenen Klodeta Zhivani, u panë sidomos në setin e parë  ku bënë mjaft mirë në fushën e lojës.

Një set ky, të cilën me pak kujdes duhej ta fitonte Vllaznia, sepse në disa fragmente të lojës ishte në avantazh, madje edhe deri në pikën e 23-të, atëherë kur i duheshin vetëm dy pikë për ta mbyllur në favorin e saj. Gjë, të cilën edhe me pak fat e bëri kundërshtari duke e marrë këtë setë të parë me rezultatin 25-23.

Humbja e këtij seti duket se demoralizoi volejbollistet kuqeblu, të cilat çuditërisht në vazhdim gabuan jashtë mase shumë duke u mundur me rezultat të thellë në setin e dytë 25-12.

Ndërhyrja e trajneres Nora Deda bën që Vllaznia të rifutet sërishmi në lojë, kur në setin e tretë përmirëson shumë elemente të lojës, por forca e saj nuk është më shumë sesa deri tek pika e 19-të, sepse më pas janë vendaset që tregohen të sakta, si në sulm dhe mbrojtje duke fituar setin e tretë 25-19 dhe të gjithë ndeshjen me rezultatin e pastër, 3-0.

Pas katër ditësh, Vllaznia e volejbollit femra, pret në Shkodër ekipin e Teutës së Durrësit, një përballje të cilën skuadra kuqeblu pritet ta kurorëzojë me sukses për të nisur këssoj rrugën e ktheses.

(Video) Pamje nga ndeshja, Tirana-Vllaznia 3-0. Superliga Volejboll femra.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img