Friday, October 18, 2024

(Video) Superliga e Moshave. Vllaznia U15 kryeson kampionatin me 4 fitore radhazi. Trajneri Belisha, i kënaqur me rezultatet, 3-4 futbollistë premtojnë për ekipin e parë

Lexo

Katër ndeshje, katër fitore. Ky është bilanci i Akademisë Vllaznia U15, e cila kryeson renditjen në kampionatin e kësaj grupmoshe për kategorinë Superiore, ku e fundit ishte ajo ndaj Akademisë Pepa me golin mjeshtror shënuar nga Zyberi. Merita për këto rezultate shkon për trajnerin Amarildo Belisha, i cili gjithësesi kërkon më shumë nga skuadra e tij.

Në prononcimin e tij të dhënë për mediat, Belisha nuk jep emra, por beson se 3-4 futbollistë të kësaj grupmoshe kanë perspektiven të shkojnë në ekipin e pare të Vllaznisë.

Për javën e pestë të Supriores së moshave, Vllaznia U15 është mysafire në kryeqytet për tu përballur me Tiranën.

(Video) Prononcimin e plotë në video të trajnerit të Vllaznisë U15, Amarildo Belisha, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img