Kampionët kanë punuar mirë gjatë pauzës dhe kanë dy kthime të rëndësishme
Egnatia do të presë për javën e nëntë të “Abissnet Superiore” një kundërshtar të veçantë, Teutën, me të cilën ka bilanc negativ. Trajneri Edlir Tetova nuk shqetësohet nga statistikat, duke thënë se ato i përkasin së kaluarës dhe se skuadra e tij është gati për përballjen e re.
Egnatia do ta mbyllë fazën e parë të kampionatit me një kundërshtar të veçantë, Teutën, e cila ka bilanc pozitiv në përballjet me kampionët. Dy ndeshjet e sezonit të kaluar në Rrogozhinë u mbyllën me një barazim pa gola dhe një fitore 1-0 të durrsakëve.
Trajneri Edlir Tetova nuk shqetësohet nga këto statistika, duke thënë se ato i përkasin të kaluarës dhe tani është një kampionat i ri. Ai pret një ndeshje të fortë, sepse Teuta ka marrë shtatë pikë në tri ndeshjet e fundit, por edhe Egnatia ka punuar mirë gjatë ndërprerjes së kampionatit.
Kampionëve do t’iu muingojnë Malota dhe Aleksi, dy lojtarë të rëndësishëm, por rikthehen nga dëmtimet Fangaj dhe Xhemajli. Tetova thotë se pas punës së zhvilluar gjatë këtyre dy javëve skuadra është gati për vazhdimin e kampionatit me rezultate pozitive.
Gjatë ditëve të pauzës, Egnatia mori edhe një tjetër përforcim, mbrojtësin e kombëtares Frederic Veseli, por ai nuk do të jetë në dispozicion për këtë ndeshje. Tetova bëri të ditur se pavarësisht vlerave të Veselit, ai ka nevojë për më tepër stërvitje pasi ka qenë pa skuadër dhe do t’i duhet të presë edhe pesë gjashtë javë para se të luajë.
(Video) Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, në konferencë shtypi. Pragndeshja me Teuten. Abissnet Superiore, java e nëntë