Sunday, October 20, 2024

(Video) Penallti, kartonë të kuq, kontestime, dhe në fund Tërbuni fiton derbin e qarkut Shkodër me Veleçikun duke iu afruar kreut me vetem 2 pikë diferencë

Lexo

Tërbuni-Veleçiku  1-0(Shënues: Kaçubela 75’(p)

Tërbuni-Veleçiku ka qënë ndeshja kryesore e javës së katërt për grupin A të kategorisë së dytë. Jo vetem, që tashmë është përfshirë në emocionet e derbit të qarkut Shkodër, por edhe për faktin se pas javës së tretë, skuadrat ishin pranë njëra tjetrës në renditje, koplikasit me 6 pikë dhe pukjanët me 5.

Përpara fillimit të ndeshjes, KF Tërbuni dhe Bashkia Pukë kanë respektuar me një minutë heshtje figurën e nderuar të Astrit Kuçit, ndarë nga jetë dy ditë më parë. Një qytetar që gëzonte respektin e mbar komunitetit Pukjanë dhe më gjerë, duke lën pas një familje te mrekullueshme dhe kujtime te paharruara për te gjithë ata që e njohen Astritin!

Më pas, vemendja ka qënë e gjitha në fushën e lojës, ku të dyja skuadrat kanë dhënë më të mirën e tyre në fushën e lojës. Me një pjesë të parë të mbyllur në barazim, me rrjeta të paprekura, 0 me 0. Ndërkohë, në 45 minutat e dyta, lufta sportive ishte edhe më e fortë, me sulme dhe kundrasulme nga të dyja skuadrat që shfaqnin hapur dëshirën për fitore.

Pukjanët e drejtuar nga trajneri Sinan Bardhi kanë gjetur golin e avantazhit në minutën e 75-të përmes një penalltie të shënuar nga kapiteni Vildan Kaçubela, por të kontestuar gjatë nga ana e kampit koplikas.

Për tu theksuar është se në këtë pjesë loje, gjyqtari kryesor i takimit Florian Hysaj ka larguar nga fusha e lojës me kartonin e kuq dy futbollistët miq të Veleçikut, fillimisht Pjetracaj me dy të verdha brenda ndeshjes, si dhe më pas edhe kapitenin Çokaj.

Pas javës së katërt, Kampionatin Kombëtar të kategorisë së dytë, Grupi A, e kryesojnë Luzi i Vogël dhe Iliria me nga 10 pikë, dhe menjëherë pas tyre është Tërbuni, që me 8 pikët e grumbulluara ka dhënë sinjale serioze për kapur kreun, aty ku edhe e ka objektivin për sezonin futbollistik, 2024-2025, gjë e cila do ta mundësonte kualifikimin sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.

(Video) Pamje nga ndeshja, Tërbuni-Veleçiku, 1-0. Java e katërt, Kategoria e dytë, grupi A

Fadil Hyseni-Pukë, 20 tetor 2024

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img