Thursday, November 21, 2024

Fitoi thellësisht në ndeshjen debutuese në krye të Tiranës, trajneri Magani: Ajo që më ngroh shumë është që janë djem me karakter shumë të mirë, njerëz në radhë të parë

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Tiranës, Gugash Magani, pas ndeshjes, Tirana-Bylis, 4-0

“Të jem i sinqertë nuk e pritja me këtë rezultat se e pata thënë që Bylisi në 3-4 javët e fundit ka pasur lojë dhe rezultate pozitive. Presioni ishte mbi ne, u munduam ta shmangnim te lojtarët se është detyra jonë. Fitorja ishte e merituar, por me këto shifra nuk e pata llogaritur. Edhe me 1-0 do isha i kënaqur sot, sepse jemi shumë të uritur për pikë.

Të jem i siqertë, në rikthimin te Tirana kam gjetur një staf shumë profesionist në krahasim me para 10 vitesh, ka videoanalist, shumë detajist. Kemi ndjekur të gjithë ndeshjet e Bylisit të fundit dhe të Tiranës. Kjo nuk do të thotë që kur fiton skuadra ka elozhe shumë. Ne jemi në gjyq, situata e trajnerëve ndryshon javë pas jave. E kishim studiuar Bylisin në pikat e forta dhe të dobëta, si në edhe në standartet. E sulmuam në krah dhe Dede me të drejtë bëri zëvendësime se brenda pak minutash u ndëshkuan dy lojtarë me të verdhë e mund të shënonim më shpejt. Penalltia na dha krahë. goli i dytë na qetësoi. Por pa u bërë goli, ndeshja pothuajse ishe e barabartë.

Vetëm tre ditë kam në krye të skuadrës, për trajnerin kur merr rezultat pozitiv është një motiv më shumë. Faza e ndërprerjes ka momente që të bën mirë, ka të tjera që të bën keq.

Po t’i referohemi ndeshjeve të mëparshme, Tirana ka shënuar dhe pësuar gol në fund, Normalisht është një shprehje e thjeshtë “sulmo për t’u mbrojtur”. Ka momente që ka rrisk, sot funksionoi, por jo gjithmonë funksionon.

Ajo që më ngroh shumë është që janë djem me karakter shumë të mirë, njerëz në radhë të parë. Ne sigurisht kërkojmë karakterin sportiv, ka ndërthurje të brezave, skuadra është shumë mirë fizikisht e konstatuam edhe sot. E rëndësishme është të punojmë që të jemi sa më racional në zotërimin e topit apo jo, në tranzicionet që janë të rëndësishme në lojë. Për sa i përket objektivave, mendoj që janë shumë herët të flas, nuk fluturoj lart se kam eksperiencë. Do i marr ndeshjet me radhë. Që Tirana i di se çfarë objektivash ka, por të dalim fillimisht nga kjo gjendje e pastaj të shohim për më tej.

Nuk e di se si e keni kuptuar, por nuk kam thënë asnjëherë që është për kampion. Por në fillim të kampionatit është për kampion, për momentin po themi të dalim nga kjo gjendje, që për hir të vërtetës nuk ka qenë katastrofike, por jo normale. Çdo skuadër ka moment të keq, shpresojmë ta ketë kaluar sot, se nuk po bëj parashikuesin”, tha Magani për RTSH pas ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img