Friday, November 22, 2024

Humbi thellësisht me Tiranën, trajneri i Bylisit Nevil Dede, kritika pa fund futbollistëve të tij

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Bylisit, Nevil Dede, pas ndeshjes, Tirana-Bylis, 4-0

“Jam i mendimit që përgjegjësinë duhet ta marr unë. Nuk shkoi asgjë, m’u duk sikur isha me skuadër që nuk e njihja. Nga Ballshi erdhëm në Durrës më shumë për turizëm se për të luajtur futboll, se për të menduar se ishim me kundërshtar në pozita aty-aty te klasifikimi. Kemi bërë të njëjtat gabime su në parë. Sot treguam që jemi skuadër që zvogëlohemi shumë. Ne do e interpretonim ndeshjen si zakonisht, po vuanim shumë me disa vertikale në linja anësore, kur e mendon si mund të dalin përballë portierit. Gjithmonë fitonin topin, deri kur mendova të ndryshoja sistemin e lojës, nuk ia dolëm, prap morëm gol dhe në situatë statike. Në ndeshjen e gabuar futa lojtarët e gabuar dhe është faji im.

E vërteta është që kushdo që hyri dhe doli nuk bëri gjë. Që pas 1-0, sa filloi pjesa e dytë, në çdo situatë situatat i zgjidhnim gabim. Sot kishte vetëm një ekip në fushë dhe Tirana me plot meritë e mori fitoren. Duhet të marrë përgjegjësitë dhe fytyra e një skuadre është trajner. Sot realisht jam shumë i zhgënjyer sepse nuk mund të gjej dikë për të thënë të paktën u mundua dhe bëri diçka.

Nuk po bënim presing, ishim gjithmonë të pozicionuar dhe me nisjet e kundërshtarit. Është meritë e kundërshtarit dhe paaftësi e jona. Në fund të fundit rezultati thotë të vërtetën.

Më shumë më shqetësuan në pjesën e parë, prisja reagim, por ishte e njëjta gjë. Besoj nga krahu i majtë dhe djathtë, kundërshtari vraponte dhe kjo ishte gjithçka.

Mua më shqetëson që ne duhet të jemi të vërtetë gjithmonë, nuk mund të paraqisim luhatje të mëdha. Gjithsesi kemi shumë përpara, unë do flas dhe me presidentin, na duhet përqëndrim dhe fokus shumë i madh. Nuk duhet të mendojmë që Bylisi është kalimtar. Ka ditë të tilla, por ky është fakt.

Një skuadër ka 20-25 lojtarë, kur diçka nuk shkon mirë është ky numër, që kushdo që luan ka konkurrent. Dhe ai që futet duhet të mbajë të njëjtën performancë, kur është ditë jo është për të gjithë. Sot më habiti dhe pankina dhe çunat nga fillimi. Në ndeshjen e gabuar, futa të gabuarit. Nuk ishin ato të duhurit për t’u përballur me skuadër delikate si Tiranën. Çunat duhet ta kuptojnë që nuk është Kategoria e Parë dhe duhet të jenë konstant dhe të rrisin performancat, në të kundërt vijnë këto që askush nuk i do. E thashë, faktet janë kokforta dhe nuk mund t’i kundërshtojmë dot”, u shpreh Dede për RTSH.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img