Friday, December 27, 2024

(Video) Klasikja, Vllaznia-Tirana. Nesër, ora 18:00, në “Qazim Dervishi”. Trajneri shkodran Eni Llazani, kërkon fitore në debutim. Superliga Basketboll Meshkuj

Lexo

Pas një shkëputje dy javore që erdhi nga angazhimi i ekipeve kombëtare të basketbollit, këtë fundjavë rikthehet Kampionati i Superligës së Basketbollit për meshkuj. Dhe, rikthehet me një klasike Vllaznia-Tirana, e cila është planifikuar të luhet mbrëmjen e së dielës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke nisur nga ora 18:00.

Një derbi klasik i Superligës Shqiptare të Basketbollit, i cili është më shumë se një ndeshje, është histori, emocion dhe passion, jo vetëm për ato që luajnë në fushën e lojës, por sidomos edhe për tifozëritë përkatëse.

Në pritje të kësaj ndeshje, e vlefshme për javën e 7-të të Superligës basket meshkuj, Vllaznia, që tashmë drejtohet nga trajneri Eni Llazani po bën përgatitjet e fundit duke pasur objektiv të marrë një rezultat pozitiv. Vllaznia e basketbollit meshkuj aktualisht renditet në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit, dhe për të fitorja është domosdoshmëri.

Një gjë të tillë, e shpreh edhe trajneri Llazani, i cili ndër të tjera shpreson të ketë edhe mbështetjen e tifozërisë shkodrane për t’ia arritur këtij objektivi.

(Video) Pamje nga seanca stërvitore e Vllaznisë, e fundit para përballjes me Tiranën ditën e dielë, si dhe prononcimi i trajneri kuqeblu, Eni Llazani

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img