Thursday, January 9, 2025

Afrikani i Vllaznise Edlin Randy Essang Matouti, e mbyll me kuqeblutë

Lexo

Më 3 shtator të vitit të kaluar, KF Vllaznia firmosi një kontratë 3 vjeçare me afrikanin Edlin Randy Essang Matouti duke pretenduar se gjeti sulmuesin e duhur  për ta vënë përkrah kapitenit Bekim Balaj. Por edhe pse nga 21 vjeçari që ka luajtur për kombëtaren e vendit të tij Gabon pritej përformanca e duhur, realiteti foli ndryshe. Aktivizimet e pakta, por sidomos edhe situata e dëmtimeve e kohëve të fundit, kanë çuar të dy palët të mbyllin përpara kohe bashkëpunimin mes tyre. Një gjë të tillë e përcjellë edhe njoftimi zyrtar i KF Vllaznia.

“KF Vllaznia njofton ndërprerjen e kontratës me lojtarin Edlin Randy Essang Matouti. Palët kanë rënë dakord për ta ndërprerë me marrëveshje bashkëpunimin e tyre të mëtejshëm. Falenderojmë futbollistin për kontributin e tij për fanellën kuqeblu dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij.

#kfvllaznia #essangmatouti

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img