AF Elbasani njofton zyrtarisht se ka mbyllur bashkëpunimin me dy lojtarë, që ishin pjesë e skuadrës gjatë pjesës së parë të sezonit.
Bedri Greca dhe Leo Melo nuk janë më pjesë e skuadrës verdheblu. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Elbasani falënderon dy lojtarët për kontributin e dhënë.
Mesfushori brazilian Leo Melo pritet që të bashkohet me Egnatian, ndërsa Bedri Greca pritet që të vazhdojë karrierën te Besa në Kategorinë e Parë.