Sunday, January 12, 2025

(Video) Fitoi me përmbysje ndaj Teutës, 3-1, serbi i pankinës elbasanase, Ivan Gvozdenoviç: Skuadra u karikua në pushim të ndeshjes dhe reflektoi!

Lexo

Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, Elbasani-Teuta, e cila mu mbyll me fitoren e verdhebluve, serbi i pankinës së Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç u shpreh i kënaqur me fitoren, e cila erdhi me përmbysje 3-1

Sipas tij, skuadra u karikua në në dhoamt e zhveshjes për pushimin me dy pjesëve. “Unë i thashë, se edhe së Teuta është skuadër e mirë, por nuk është më e mirë për ne, prandaj ne kemi forca për ta përmbysur, dhe ashtu ndodhi”, theksoi Gvozdenoviç duke u shprehur për lojën e skuadrës së tij.

Ndër të tjera, tekniku i elbasanasve Gvozdenoviç, vlerëspo lojën e autorit të tre golave nga ana e Arsen Lleshit, por edhe kontributin që dha Hakaj në pjesën e dytë me përvojën e gjatë që ai ka në kampionatin shqiptar.

“Nuk e nisëm mirë. Nuk ishim mirë. 5 minutat e fundit të pjesës së parë e morëm veten. Lleshi në pjesën e dytë sulmoi hapësirat. E morëm mesfushën me 4 veta. Reaguam mirë. Hakaj ishte shumë mirë, mori krahun i vetëm. Teuta nuk na rrezikoi asnjëherë. Në fillim nuk u organizuam aspak mirë, por ndërrimet taktike sollën ndryshime te çunat. Kemi probleme me topin e dytë, me pasin poshtë. Nuk ishin afër lojtarët me njeri-tjetrin. Ze Gomes dhe Lleshi qendronin larg. Donim të kapnim 1 kundër 1 në pjesën e parë. Të tre mund të luajnë sëbashku. Ze Gomes dhe Tsague dhe Lleshi e vërtetuan që mund të luajnë shumë mirë bashkë. Djemtë reaguan mirë. Ne jemi të kënaqur. Nuk është e thjeshtë ndaj Teutës, që di të menaxhoj rezultatin”, theksoi ndër të tjera, tekniku serb i Elbasanit.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit Ivan Gvozdenoviç dhënë pas ndeshjes, Elbasani-Teuta 3-1, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar Veriu Sport-YOUTUBE.

Fatmir POPJA 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img