Tre golat e shënuar ndaj Teutës e kanë shndërruar në heroin e skuadrës elbasanase, Arsen Lleshin. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes golashënuesi Arsen Lleshi, u shpreh i kënaqur për fitoren tre pikëshe. Ndërkohë, duke dashur të veçoj ndonjerin prej tyre, ai thotë se i dyti ishte më bukur për të, edhe për atë që i dha avantazhin skuadrës së tij.
“Natyrisht që golat e mi individual më gëzojnë, por më shumë më gëzon fitorja e ekipit, dhe për këtë përgëzoj të gjithë çunat e skuadrës”, tha Lleshi.
Në vazhdim, Lleshi, u shpreh se sa herët t’i jepet mundësia të jet në fushë, është i gatshëm të jap maksimumin në mënyrë që ekipi të arrij objektivat.
Ndërkohë, i pyetur, që 7 golat e shënuar prej tij, janë kandidaturë për “Këpucën e Artë”, Lleshi, tha se është herët për të menduar për atë trofe, sepse primare ështe është ndeshja e radhës.
(Video) Prononcimin e plotë të autorit të tre golave ndaj Teutës, Arsen Lleshi, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar Veriu Sport-YOUTUBE.
Fatmir POPJA