Barazim pa gola në Butrinti-Shkumbini. Kategoria e Dytë, java e 15-të

Butrinti-Shkumbini  0-0

Butrinti:Moreno,Caushllari,Çulli,Basha,Bocaj,Silva(Zymeri 55’),Ajala,Gjata(Martins 55’),Vasiliu(Lala 73’),Palasio(Onuh 73’),Zhunior

Trajner:Adriatik Faslliu

Shkumbini:Palomekue,Blliku,Sulkja,Lamptei,Velaj,Vieira(Saja 57’),Nexha,Hasani,Ekango,Muzhaqi(Tafa 90+1’),Pizarro Trajner:Florent Hasbajrami

Gjyqtarë:Enis Dishani,Denis Memelli,Ronaldo Jahja(Elbasan),Kristi Hoxha(Gjirokastër)

Delegat:Maksim Tegu(Fier)

Vëzhgues:Besnik Meçe(Tiranë)

Shkumbini përshkoi një rrugë të gjatë për të zhvilluar ndeshjen në stadiumin “Andon Lapa” në Sarandë dhe arriti të ndalë Butrintin në një barazim pa gola 0-0.

Pjesa e parë ishte më e hapur, ku Shkumbini u shfaq më këmbëngulës në kërkim të golit,duke krijuar të paktën gjashtë raste të pastra shënimi. Muzhaqi kishte dy mundësi të mira,ndërsa edhe Pizarro,Ekango,Nexha dhe Hasani iu afruan golit, por pa sukses. Nga ana tjetër,Butrinti kërcënoi me sulmuesin e sapoardhur Zhunior,i cili në dy raste testoi seriozisht portierin e Shkumbinit. Edhe Silva,Palasio dhe Ajala kishin raste të mira,por pjesa e parë u mbyll 0-0.

Në pjesën e dytë, Butrinti dominoi lojën dhe krijoi disa mundësi të rrezikshme. Zhunior,Onuh dhe Martins patën nga dy raste të pastra për të shënuar,por nuk arritën të gjejnë rrjetën. Momenti më dramatik erdhi në minutën e 92-të,kur Onuh goditi traversën pas një krosi nga këndi. Edhe Lala dhe Martins u afruan me golin,por pa rezultat.

Nga ana tjetër,Shkumbini u përqendrua te mbrojtja dhe u mundua të shmangë pësimin e golit. Në dy raste,Muzhaqi dhe Velaj tentuan të rrezikojnë portën e Morenos por pa sukses.

Në fund ,ndeshja u mbyll 0-0, një rezultat që e ngjit Butrintin në vendin e katërt me 24 pikë, ndërsa Shkumbini mbetet në vendin e tetë me 14 pikë.

Në javën e ardhshme, Butrinti do të luajë në transfertë ndaj Tomorit,ndërsa Shkumbini pret Delvinën në stadiumin e tij.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu