(Video) 106 vjetori i formimit të Vllaznisë, veteranët kuqeblu mundin ekipin e Bashkisë Shkodër, 8-4. Shtubina dhe Nimani nga veteranët dhe nënkryetari i Bashkisë nga ana tjetër Rudi Beka, shënojnë nga 2 gola

Veteranët e Vllaznisë-Bashkia Shkodër, 8-4(Shënues: Ndriçim Shtubina(2), Valdano Nimani(2), Hysen Zmijani, Safet Osja, Amarildo Belisha, Altin Xhahysa/Rudi Beka(2), Avenir Celaj(2)

Gjyqtarë: Noris Kozmai, Agron Kastrati, Algon Kastrati

106 vjetori i krijimit të Shoqërisë Kulturore Sportive Vllaznia është shoqëruar me një aktivitet emocionues zhvilluar pasditen e së hënës në stadiumin “Loro Boriçi”. Pas ceremonisë së organizuar nga KF Vllaznia dhe Bashkia Shkodër të organizuar në fillim të aktivitetit ku presidenti i KF Vllaznia Alban Xhaferi dhe Kryetari Bashkisë Shkodër, Benet Beci nderuan me “Mirënjohje” katër veteranët e futbollit Ahmet Meta, Viktor Plumbini, Isa Sukaj dhe Selman Gruda, emocionet e festës së 106 vjetorit të Vllaznisë janë zhvendosur në fushën e lojës, aty ku janë përballur ekipi i veteranëve të futbollit Vllaznia dhe ekipi i administratës së bashkisë Shkodër.

Ndeshje kjo e fituar nga ekipi i veteranëve të futbollit me rezultatin 8 me 4. Për ekipin e veteranëve të futbollit, golat u shënuan nga Ndriçim Shtubina dhe Valdano Nimani nga dy, si dhe nga një Hysen Zmijani, Safet Osja, Amarildo Belisha dhe Altin Xhahysa.

Ndërsa, në ekipin e Bashkisë ka spikatur forma sportive e nënkryetarit të Bashkisë Shkodër Rudi Beka, më herët ish futbollist i Vllaznisë dhe i kombëtares, i cili shënoi dy gola, ndërkohë që humbi edhe një penallti.

Në përfundim të ndeshjes, trofeun e 106 vjetorit të krijimit të Shoqërisë Kulturore Sportive Vllaznia e ka merituar ekipi i veteranëve të futbollit shkodram, kupën e të cilit ia ka dorëzuar kapitenit Hysen Zmijani, nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Onid Bejleri.

(Video) Ndeshja e futbollit: Veteranët e futbollit Vllaznia-Bashkia Shkodër, 8-4. 106 vjetori i Vllaznisë.

Gaspër MARKU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu