Java e 26-të e Abissnet Superiore do të luhet në dy ditë, të premten dhe të shtunën. Sektori i garave pranë FSHF-së ka vendosur që tre takime të luhen të premten dhe dy të tjera të shtunën.
Dinamo-Laçi është ndeshja e parë e së premtes e programuar të luhet në orën 15:00, një provë ku do të shihet nëse kurbinasit kanë forcën të tentojnë në javët e mbetura edhe afrimin me “Final Four”.
Dy duelet e tjera të ditës së premte, Partizani-Bylis dhe Vllaznia-Elbasani, janë progranuar të luhen në të njëjtën orë, atë 18:00, i pari në stadiumin “Arena e Demave” dhe i dyti në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Dita e shtunë ka rezervuar zhvillimin e dy ndeshjeve të fundit të javës së 26-të të Abissnet Superiore. Teuta-Tirana dhe Skënderbeu-Egnatia, janë programuar të nisin që të dyja në orën 17:00.
Kalendari i javës së 26-të Abissnet Superiore
Të premten-21.02.2025
Dinamo-Laçi ora 15:00
Partizani-Bylis ora 18:00
Vllaznia-Elbasani ora 18:00
Të shtunën-22.02.2025
Teuta-Tirana ora 17:00
Skënderbeu – Egnatia ora 17:00