Moriero: “Pësuam gol në fillim dhe na preu këmbët. E dimë kush është objektivi ynë, nga humbjet mësohet gjithmonë”

Ka përfunduar me rezultatin 2-0 për dinamovitët sfida mes Dinamos dhe Laçit, e vlefshme për javën e 26-të të Superiores. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i kurbinasve, Francesco Moriero.

Pësuam gol në fillim dhe na preu këmbët. Pastaj shkoi në vështirësi ndeshja. Provuam të reagonim gjithsesi. Nuk është se jemi të dobët, në futboll ka dhe humbje. E dimë kush është objektivi ynë, nga humbjet mësohet gjithmonë. Nuk është se ishim agresivë si herët e tjera. Nuk them që e pranojmë humbjen, por nga kjo humbje mësojmë.

Kemi filluar një ringjitje shumë të rëndësishme. Në krahasim me ndeshjet e tjera, kemi gabuar më shumë në dalje. Jemi munduar që të shplodhen disa lojtarë. Gjithsesi ndeshja shkoi kështu, kemi kërkuar agresivitet. E kishim studiuar ndeshjen, mund të ndodhë që Laçi të humbasë ndaj Dinamos. Nuk më pëlqen të humbas, por çunat dhanë gjithçka në fushë. Nëse duam të shpëtojmë, duhet të tregojmë personalitet tjetër.

Është karakteristika jonë, që mundohemi të dominojmë kundërshtarin. Sot mund të bënim më mirë, kur dilnim kemi gabuar shumë. Personaliteti i mirë, çunat dhanë 100%. Si them gjithmonë, sjellja është kryesore dhe në fazën taktike kemi punuar. Sot gabimi më i dukshëm ishte mungesa e daljes te presingu. Kjo është gjë që trajneri do e vlerësojë.

Kemi ndeshje shumë afër dhe duhet të shikoj gjendjen e skuadrës. Kur një lojtar futet duhet të japë 100%. Kërkova nga lojtarët që futen, që të rrisin intensitetin”, u shpreh Moriero për RTSH.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu