Sot, finalja e madhe për titullin kampion, Vllaznia – Egnatia. Luhet në “Arenën Kombëtare”, ora 20:00

Egnatia dhe Vllaznia do të përplasen sot në stadiumin “Arenën Kombëtare” për titullin kampion të Shqipërisë. Dy skuadra të forta, dy filozofi të ndryshme loje, por një objektiv të përbashkët; kurorën e sezonit 2024/25.

Egnatia vjen si kampione në fuqi dhe kërkon të përsërisë suksesin, ndërsa Vllaznia synon rikthimin e madh në majat e futbollit shqiptar. Përballjet direkte mes tyre gjatë këtij sezoni tregojnë një ekuilibër të plotë, që e bën finalen edhe më të paparashikueshme.

Në katër ndeshjet e kampionatit, të dyja skuadrat kanë nga një fitore dhe dy barazime:

Egnatia 2 – 2 Vllaznia

Vllaznia 0 – 2 Egnatia

Egnatia 1 – 1 Vllaznia

Vllaznia 3 – 1 Egnatia

Të dyja ekipet kanë treguar se mund të fitojnë ndaj njëra-tjetrës dhe finalja e sotme pritet të jetë një ndeshje e fortë, ku detajet do të bëjnë diferencën.

Biletat për finalen Vllaznia – Egnatia, janë në shitje online në ebileta.al dhe në pikën fizike pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu