Sunday, June 22, 2025

Çiklizëm-Të hënën, nis Turi i 82-të i Shqipërisë. Etapa e parë, Tiranë-Rrëshen-Shkodër. Njoftim i rëndësishëm i Policisë së Shtetit për bllokimin e rrugëve

Lexo

Turi çiklistik i Shqipërisë nisën të hënën me etapën e parë, e cila ka për itenerar, pedalimin nga Tirana në Milot, më pas drejt Rrëshenit, për t’u rikthyer sërishmi në Milot, e për të vijuar më pas me destinacion, Lezhë-Shkodër.

Federata Shqiptare e Çiklizmit, bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë hartuar një plan masash në lidhje me bllokimin e akseve rrugore në praret kur parashihohet pedalimi në ato akse rrugore, që i shërbejnë mbarëvajtjes së aktivitetit.

Njoftimi në fjalë është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për amatorët e çiklizmit, por patjetër edhe për drejtuesit e automjeteve, sidomos për ato që kanë planifikuar të udhëtojnë në ato orare për të marrë masat e duhura.

Me këtë rast, organizatorët, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e kalimit në rrugët ku do të zhvillohet ky aktivitet, në datat dhe oraret si më poshtë:

ETAPA E PARË/Datë 26.05.2025

Rruga “Zogu i Parë”, Tiranë – Rruga e Durrësit, nga 11:30 deri në orën 12:30

Autostrada “Durrës- Tiranë” deri në Kashar, nga ora 11:30 deri në orën 12:20

Autostrada “Kashar – Thumanë”, nga ora 12:00 deri në orën 12:45

Thumanë – Milot, nga ora 12:30 deri në orën 13.10

Rruga Milot – Rrëshen, nga ora 12:50 deri në orën 13:45

Rruga Rrëshen – Milot, nga ora 13:30, dëri në orën 14:15

Rruga Milot –Lezhë, nga ora 14:00 deri në orën 14:30

Rruga Lezhë – Shkodër, nga ora 14:45 deri në orën 15:30

Nga sheshi “Balshaj” në rugën “Zogu i Parë deri në Parrucë, Shkodër, nga ora 15:10 deri në orën 15:45.

ETAPA E DYTË/Datë 27.05.2025.

Rruga “Zogu i Parë” deri në dalje të Shkodrës, nga ora 11:40 deri në orën 12:15

Rruga Shkodër – Balldre, nga ora 12:00 deri në orën 12:45

Rruga Balldre – Thumanë, nga ora 12:15 deri në 13:30

Rruga Thumanë – Maminas, nga ora 13:00 deri në orën 14:15

Autostrada Maminas – Durrës, nga ora 14:00 deri në orën 15:00

Autostrada Durrës – Rrogozhinë, nga ora 14:30 deri në orën 15:30

Rruga Rrogozhinë – Elbasan, nga ora 15:00 deri në orën 16:00

Bradashesh – unaza e qytetit Elbasan, nga ora 15:30 deri në orën 16:00.

ETAPA E TRETË/Datë 28.05.2025

Rruga nga kalaja e Elbasanit – Rruga e luleve – Bradashesh, nga ora 11:30 deri në orën 12:10

Rruga e Baradasheshit – ura e Cërrikut, nga ora 11:45 deri në orën 12.30

Ura e Cërrikut – kthesa e Belshit, nga ora 12:00 deri në orën 12:30

Kthesa e Belshit – Kuçovë, nga ora 12:15 deri në orën 13:30

Rruga Kuçovë – Poshnje, nga ora 13:10 deri në orën 13:30

Rruga Poshnje – Saver, nga ora 13:15 deri në orën 14:30

Rruga Saver-Fier (mbikalimi te VIVA), nga ora 14:10 deri në orën 14:40

Unaza e Fierit deri në Levan, nga ora 14:15 deri në orën 15:20

Autostrada Levan – Vlorë, nga ora 15:00 deri në orën 15:50

Pusi i Mezinit, rruga e re, deri te sahati, nga ora 15:35 deri në orën 16.00.

ETAPA E KATËRT/ Datë 29.05.2025

Bulevardi kryesor – Pusi Mezinit, nga ora 11:40 deri në orën 12:20

Pusi i Mezinit – Peshkepi, nga ora 12:00 deri në orën 12:30

Rruga Peshkepi – Kuç, nga ora 12:00 deri në orën 13:45

Rruga Kuç – Qeparo, nga ora 13:30 deri në orën 14:10

Rruga Qeparo – Himarë, nga ora 13:40 deri në orën 14:25

Rruga Himarë-Dhërmi, nga ora 14:00 deri në orën 15:10

Rruga Dhërmi – Orikum, nga ora 14:45 deri në orën 15:30

Rruga Orikum – Vlorë, nga ora 15:10 deri në orën 16:00.

ETAPA E PESTË/Datë 30.05.2025.

Bulevardi kryesor – pusi i Mezinit, nga ora 09:30 deri në orën 10:20

Autostrada Vlorë – Fier- unaza e Fierit, nga ora 10:00 deri në orën 11:15

Rruga Fier – Saver, nga ora 10:5 deri në orën 12:00

Saver – dalja në Levan, nga ora 11:45 deri në orën 13:00

Rruga Levan  – qendër Fier, nga ora 12:40 deri në orën 13:15.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img