Sunday, June 22, 2025

Euro U-17 “Shqipëria 2025”, Portugalia, mund Gjermaninë 2-1 dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Lexo

Përballja e grupit A, Portugali – Gjermani, e luajtur mbrëmjen e së dielës në “Arena Kombëtare” u mbyll me fitoren e portugezëve 2-1. Sfida ishte shumë e luftuar, pasi të dyja skuadrat luanin për të siguruar një biletë për në gjysmëfinale.

Gjermania e gjeti e para rrugën e rrjetës me Lasse Isbruch, ndërsa Portugalia përmbysi rezultatin me golat e Tomas Soares dhe Daniel Banjaqui.

Franca dhe Portugalia e mbyllën Grupin A me nga 7 pikë. Gjermania u rendit e treta me 3 pikë, ndërsa Shqipëria e fundit me 0 pikë.

Nesër do të luhen edhe ndeshjet e fundit të Grupit B të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”. Italia e ka siguruar një vend në gjysmëfinale, ndërkohë Belgjika dhe Anglia luftojnë për biletën tjetër.

Italia do të përballet me Belgjikën në stadiumin “Niko Dovana”, ndërsa Anglia do të luajë me Çekinë në “Egnatia Arena”. Të dyja sfidat do të zhvillohen në orën 20:30.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img