Një trajner nga Polonia për Butrintin

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 80

Sezoni i kaluar për Butrintin ishte me ulje-ngritjet e veta ndërsa u rendit në vendin e 5-të në tabelën e klasifikimit. Skuadra u drejtua fillimisht nga trajneri Adriatik Faslliu deri disa javë para përfundimit të sezonit të kaluar ku  pas ikjes së trajnerit Faslliu, ishte Mariglen Nela ai i cili veshi tutat e trajnerit të Butrintit dhe skuadra bregdetare u rendit në zonën “play-off” ku më pas u ndesh me skuadrën e Orikut dhe që u eliminua për shkak të formulës së kampionatit.

Kampionati është mbyllur dhe në Sarandë me padurim presin të shohin se çfar do të ndodh me ekipin. Dhe pikërisht duket se ndërtimi i skuadrës do të nis që nga pankina dhe në mënyrë ekskluzive për portalin “Veriu Sport” është mësuar se trajneri polak Mihal Kolanovski është “pole-postision” për të mar drejtimin e skuadrës së Butrintit.

Një emër tërësisht i panjohur për qytetin bregdetar të Sarandës por jo vetëm. Në karrierën e tij si trajner Kolanovski njihet me tepër për drejtimin e skuadrave në Poloni ku emra si: Mlavianka Mlava, Zaglebie Lubin më pas tek grupmoshat e Legia Varshavë, Falubaz Zielona Gora, Leç Poznan dhe gjithashtu ka qenë pjesë e Dinamos së Zagrebit si dhe më pas tek ekipet e moshave U17 dhe U21 të Polonisë si asistent, njëkohësisht dhe tek Bajer Levekursen në Gjermani në rolin e skautit.

Duket një CV jo dhe aq shumë e pasur me ekipe të rriturish por ama Kolanovski ka treguar që në ekipe të tilla ai di të mar maksimumin e lojtarëve. Në ditët në vazhdim pritet të mbërrij në Sarandë dhe për të gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e skuadrës së Butrintit. Ndërsa në klub priten të tjera ndryshime rrënjësore por që do të jepen si informacion në vijim.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu