Monday, August 18, 2025

(Video) Vlerësime maksimale për Kampionatin Ndërkombëtar Basket 3×3 në Shkodër. Organizatorët, Roni Gjeçaj dhe Antonio Shabani: Faleminderit bashkëpunëtorëve, kemi projekte ambicione europiane për të ardhmen!

Lexo

4 ditë ditë garë sportive, 4 ditë spektëkël, 4 ditë emocione në fushën e lojës, por edhe në tribunat e spektarëve, por edhe të atyre të qindra e mijra të trjerëve që patën rastin ta ndjekin drejtpërdrejt në ekranin e RTSH Shkodra, si dhe portalit Veriu Sport.

E kemi fjalën për Kampionatin Ndërkombëtar të Basketit 3×3, i cili mbajti gjallë atmosferën në sheshin qëndror të qytetit të Shkodrës “Nënë Tereza”, aty ku ishte montuar fusha e basketbollit së bashku me tribunat e saj, shoqëruar me DJ argëtues, shërbimet ambulante për të pranishmit, ujë, pije freskuese dhe energjike, etj.

Një kampionat ndërkombëtar, i dhjeti jubilar për nga radha dhe i katërti që vjen në Shkodër falë dy drejtuesve pasionantë të Shoqatës së Basket 3×3 Albania, Roni Gjeçaj dhe Antonio Shabani, të cilët, që të dy janë pjesë e basketit kuqeblu si trajnerë pranë klubit Vllaznia.

Veriu Sport, intervistoi pikërisht dyshen Gjeçaj-Shabani, menjëherë pas mbylljes së kampionatit, ku ndër të tjera, ato shprehen të kënaqur për zhvillimin e këtij aktiviteti, ndërkohë që  falenderojnë edhe Bashkinë Shkodër, Federatën Shqiptare të Basketbollit dhe Shoqatën e Basketbollit Vllaznia, për mbështetjen e dhënë.

Përvoja e pasur në vite si drejtues të Shoqatës së Basket 3×3 Albania, ka motivuar dyshen Gjeçaj-Shabani, të premtojnë surpriza të tjera, duke pasur gati projektin e ri, për t’i sjell Shkodrës një tjetër aktivitet cilësor, por këtë radhë i përmasave Europiane.

(Video) Prononcimin e plotë të dyshes organizuese të Kampionatit Ndërkombëtar të Basketit 3×3, Roni Gjeçaj dhe Antonio Shabani, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, VERIU SPORT-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img