Jo vetëm meshkujt që realisht janë me shumicë në Kampionatin e Serisë A Italiane, por tashmë edhe femrat po bëjnë të njëjtën gjë duke u bërë pjesë e Serisë A të futbollit italian.
Krahas Alma Hilajt dhe Arbenita Currajt që janë pjesë e GENOA, tashmë edhe Fortesa Berisha do të luajë në Serinë A Italiane duke e çuar në tre numrin e futbollisteve shqiptare që luajnë në eliten e futbollit italian.
Karriera sportive e Fortesa Berishës është e pasur me suksese, duke nisur nga ekipi mëmë i saj Malisheva në kampionatin kosovar, për të vijuar me Vllazninë e Superligës shqiptare ku edhe u shpall kampione, si dhe në ekipin përfaqësues të Shqipërisë nën drejtimin e trajnerit Armir Grima.
“Një kapitull mbyllet, një ëndërr fillon…
Pas 8 viteve të mbushura me emocione, përkushtim, sakrifica dhe dashuri të pakushtëzuar për fanellën e KFF Malisheva, ka ardhur momenti të them faleminderit dhe mirupafshim.
Faleminderit familjes time, që gjithmonë ka qëndruar pas meje, më ka mbështetur edhe kur ka qenë e vështirë. Faleminderit trajnerit Valmir, që më besoi dhe më udhëhoqi me durim e dashuri, duke më bërë të ndihem e fortë edhe kur nuk kisha forcë. Faleminderit shoqeve të ekipit për gjithë momentet, për mbështetjen brenda dhe jashtë fushës.
Ky është një hap i rëndësishëm për mua, sepse po vazhdoj rrugëtimin tim në Serie A me Como Ëomen, por Malisheva do të mbetet gjithmonë pjesë e identitetit tim – sepse aty filloi gjithçka.
Shpresoj që në çdo hap të rrugëtimit tim, të përfaqësoj me dinjitet vendin nga vij – dhe t’ju bëj krenarë, ashtu siç jam vetë krenare që vij nga Malisheva.
Me shumë mirënjohje dhe gati për më shumë,
Fortesa Berisha”, shkruan në postimin e saj të rrjetit social, Fortesa Berisha.