Monday, August 25, 2025

Abissnet Superiore-Java e dytë luhet të shtunën dhe të dielën. Spikat, Dinamo-Vllaznia, të dielën, ora 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Lexo

Abisnet Superiore ka mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së parë,përveç ndeshjes mes Teutës dhe Dinamos e shtyrë për në datën 5 shtator.

Por ndërkohë,është tashmë i qartë plani për javën e dytë të kampionatit,që dhuron përballje shumë interesante.

Të shtunën do të luhen tre ndeshje të cilat fillojnë me përballjen e orës 17:00 mes Flamurtarit dhe Bylisit që do të luhet në stadiumin “Flamurtari”.

Ndërsa në orën 20:00,do të luhen paralelisht dy sfida të tjera me Partizanin që ndeshet me Teutën në stadiumin “Arena e Demave”,si dhe Egnatia që do të përballet me Elbasanin në stadiumin “Egnatia Arena”.

Ndërkohë të dielën luhet fillimisht në orën 17:00 ndeshja mes Vorës dhe Tiranës që do të luhet në stadiumin “Laçi”, ndërsa javën e mbyll dueli mes Dinamos dhe Vllaznisë në orën 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Të shtunën

Flamurtari-Bylis(17:00)

Partizani-Teuta(20:00)

Egnatia-Elbasani(20:00)

Të dielën

Vora-Tirana(17:00)

Dinamo-Vllaznia(20:00)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img