Ashtu si edhe sezonin e kaluar, trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave, pas analizimit të performancës së skuadrave pas përfundimit të çdo jave, do të përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë në “Abissnet Superiore”.
Portieri më i mirë i javës së parë është zgjedhur gardiani i Vllaznisë, Aron Jukaj.
Mbrojtja përbëhet nga Saliou Sembene i Partizanit, Bruno Lulaj i AF Elbasanit dhe Melos Bajrami i Vllaznisë.
Në mesfushë janë përzgjedhur Fabjan Perndreca i Bylisit, Malomo Ayodeji i Bylisit, Abbas Ibrahim i AF Elbasanit dhe Luciano Vera i Tiranës.
Ndërsa në sulm janë Edon Murataj i Vllaznisë, Ibrahima Diallo i AF Elbasanit dhe Besar Gudjufi i Partizanit.
Trajneri më i mirë i javës së parë është shpallur tekniku i AF Elbasanit, Ivan Gvozdenović.
Ky vlerësim do të vijojë çdo javë përgjatë gjithë edicionit të “Abissnet Superiore”.