Tuesday, August 26, 2025

(Video) Prag Vllaznia- Dinamo BSUPC, Women Champions League. Kapitenia Megi Doçi: Objektivi në finale dhe fitues i grupit 4. Të mërkurën, ora 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi”

Lexo

Stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës pret nga data 27 deri më 30 gusht, ndeshjet e grupit katërt të të vlefshme për turin e dyte Women Champions League. Në prag të sfidave të para që luhen të mërkurën,  Ferencvarosh(Hungari)-Racing Union(Luksemburg) dhe Vllaznia me kampionen e bjellorusisë, Dinamo BSUPC, paraditen e së martës

Kapitenia e ekipit të Vllaznisë në futboll femra, Megi Doçi, duke pasur në krah edhe trajnerinkuqeblu Nikolin Leka, doli paraditen e sotme në një konferencë, ku fokusi kryesor ishte ndeshja me kampionen e Bjellorusisë, Dinamo BSUPC, që është edhe ballafaqimi i parë në grupin 4 të Women Champions League.

Për Doçin, skuadra bjelloruse është një kundërshtar i fortë, por përgatitja sistematike e skuadrës, përfshirë edhe 11 blerjet e presidentit Lazër Matija, e kanë sjellë skuadrën në formën më të mirë sportive.

Golat e Megi Doçit kanë qënë të pranishme jo pak herë në ndeshjet europiane, ndaj edhe për sfidën ndaj skuadrës bjelloruse, beson se do të gjejë rrugën e rrjetës duke shpresuar se do të shoqërohet me kualifikim të Vllaznisë në finale e grupit.

Krahas të tjerave, Doçi flet edhe për mbështetjen e tifozëve kuqeblu, ku përmes Veriu Sport, duke i falenderuar për gjithçka bëjnë ndaj ekipit të tyre i fton të jenë të pranishëm në sfidën e parë ndaj kampiones së Bjellorusisë, që luhet të mërkurën në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 19:00.

(Video) Prononcimin e plotë të kapitenes së Vllaznisë FF, Megi Doçi, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img