Wednesday, September 10, 2025

PRESIDENTI I FEDERATËS SË LETONISË, VADIMS LASENKO ZHVILLON VIZITË ZYRTARE NË “SHTËPINË E FUTBOLLIT”

Lexo

Presidenti i Federatës së Futbollit të Letonisë, Vadims Lasenko, vizitoi këtë të martë “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të sfidës Shqipëri – Letoni që do të zhvillohet sonte në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Gjatë vizitës, ai pati mundësinë të njihet nga afër me rrugëtimin dhe sukseset e futbollit shqiptar ndër vite, të shohë muzeun e FSHF-së dhe ambientet e saj institucionale. Presidenti Lasenko u ndal gjithashtu në kompleksin stërvitor të Kombëtares, ku pa nga afër fushat dhe infrastrukturë  moderne të “Shtëpisë së Futbollit”.

Më tej, Presidenti Vadims Lasenko u prit në drekë zyrtare nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img