Wednesday, September 10, 2025

Silvinjo, komplimente Brojes: Ka stil të ngjashëm me Mbape dhe Henri, Kumbullën mund ta aktivizoja më shpejt!

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Kombëtares, Silvinjo, pas  fitores 1 me 0 ndaj Letonisë.

“Fituam një garë shumë të vështirë. 3 ditë më parë luajtën një ndeshje të ngjashme ndaj Serbisë, që mund të kishin dalë edhe barazim. Kundërshtar fizikisht i fortë, në qoftë se nuk shënon golin e sigurisë, mund të rrezikosh shumë.  

Letonia mund të jenë të rrezikshëm në lojën në orën. Jam dakord që Kumbulla mund të ishte përfshirë disa minuta më parë në lojë. Bëmë ndryshim në 11 me Bajramin, sepse është lojtar hibrid, depërton në zona. I jap merita ekipit kundërshtar për disa situata të krijuara.  

Ishte një lloj hezitimi për ta nxjerrë Brojën më përpara në lojë, sepse me futjen e Kumbullës, do të sillnim ekipin kundërshtar në zonën tonë, ndaj edhe mendova ta aktivizoj Kumbullën më vonë.  

Në pjesën e dytë Broja ka pasur disa hapësira, ka pasur disa kundërsulme të mira, lëvizje në thellësi. Në Kombëtare ke mundësi të luash 6-7 herë në vit, kur vjen tek ne vjen me minutazh të ulur. Është stil i ngjashëm me Mbape, Vinicius dhe Henri. Nuk është një 9 tipike. I shfrytëzon shumë mirë hapësirat dhe mund të depërtojë.  

Jam shumë krenar për lojtarët e mij dhe dhomat e zhveshjes. Jemi stërvitur 10 ditë rresht. E kemi parë ndeshjen e kaluar Letoni-Serbi, jo ndeshjen e sotme. Nuk mund të them që e kam në mendje. Në ditët e tjera do të fillojë puna për ndeshjen e tetorit.  

Asllani është një djalë shumë i mirë, ka bërë një rrugëtim shumë të mirë me Kombëtaren në Europian dhe kualifikueset edhe Bajrami dhe Asani. Jam i lumtur për Bajramin. Të dy janë duke punuar shumë fortë. Jam shumë i lumtur me të gjithë lojtarët”, u shpreh Silvinjo. 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img