Kombëtarja ia doli të siguronte një fitore shumë të rëndësishme mbrëmë ndaj Letonisë, ku kuqezinjtë fituan 1-0 me gol të Kristjan Asllanit, një triumf i cili mban gjallë shpresat për një kualifikim për në Kupën e Botës.
Por tashmë pas ndeshjeve të Kombëtares topi kalon në fushën e Abisnet Superiore,ku në fundjavë ekipet do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 3-të të kampionatit.
Kështu spektakli do të nis të shtunën, ku do të luhen tre sfida. Në orën 16:00 do të luhet paralelisht në Ballsh dhe Tiranë.
Në “Adush Muçaj” sfidohen mes tyre Bylis dhe Egnatia, ndërsa në kryeqytet do të përballen Tirana dhe Flamurtari. Stadiumi për këtë sfidë pritet të konfirmohet së shpejti.
Ndërkohë në prën 19:00 e gjithë vëmendja do të jetë në Shkodër, aty ku në stadiumin “Loro Boriçi” do të luftojnë për fitoren Vllaznia dhe Partizani.
Të dielën do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera. Takime që do të luhen në të njëjtën orë, 19:00. Në “Elbasan Arena” do të luhet Elbasani-Dinamo, ndërsa në “Niko Dovana” përballen Teuta-Vora.
Kalendari i ndeshjeve të Abisnet Superiore-Java e Tretë
Të shtunën
Bylis-Egnatia(16:00)
Tirana-Flamurtari(16:00)
Vllaznia-Partizani(19:00)
Të dielën
Elbasani-Dinamo(19:00)
Teuta-Vora(19:00)
Fatos LAMAJ