Thursday, September 11, 2025

UEFA Women’s Europa Cup/ Partizani luan ndeshjen e parë me Spartak Subotica. Skuadra serbe, fiton thellësisht, 0-5 në “Niko Dovana”

Lexo

Partizani i vajzave luajti sot ndeshjen e parë në UEFA Ëomen’s Europa Cup ndaj Spartak Subotica. Në stadiumin “Niko Dovana”, ekipi serb fitoi me rezultatin 0-5.

Trajnerja Cyme Lulaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Hyska (GK), Coka, Dedgjonaj (C), G. Berisha, Rushaj, Mema, Baftia, Bushati, Gashi, L. Gashi, Musaj.

Spartak Subotica zhbllokoi rezultatin që në minutën e parë me golin e Smith. Smith shënoi golin e dytë në minutën e 28-të, ndërsa Vranic realizoi golin e tretë në minutën e 36-të.

Në pjesën e dytë, Smith dhe Kim shënuan dy gola të tjerë, dhe sfida u mbyll me rezultatin 0-5 për Spartak Subotica.

Ndeshja e kthimit, Spartak Subotica – Partizani, do të luhet më 17 shtator, në orën 18:00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img