Kukësi-Lushnja, 1-1(Shënues: Uillson 31′/ Canka 13′)
Në përballjen e javës së tretë të Kategorisë së Parë, Lushnja mori një rezultat të barabartë 1-1 ndaj Kukësit në stadiumin “Kukës Arena”, nw një ndeshje që filloi me shpresë për skuadrën lushnjare, por përfundoi me zhgënjim për tifozët.
Goli i avantazhit për Lushnjën erdhi në pjesën e parë nga Canka, pas një goditjeje dënimi të krosuar nga Ribaudo, duke i dhënë ekipit një epërsi të hershme dhe një start të mirë në ndeshje.
Gol i bukur dhe shenjë e qartë se Lushnja kishte nisur me seriozitet këtë takim jashtë fushe. Megjithatë pas avantazhit, skuadra lushnjare humbi kontrollin e lojës.
Pressioni i Kukësit dhe disa gabime në mesfushë krijuan mundësi për vendasit, që nuk vonuan të shfrytëzonin një rast për të barazuar rezultatin.
Nga ky moment Lushnja nuk arriti të rikuperonte ritmin dhe ndeshja përfundoi me një barazim që nuk i dha pikët e plota skuadrës jashtë fushe.
Tifozët lushnjarë të cilët kishin udhëtuar për të mbështetur ekipin, dolën nga stadiumi të zhgënjyer duke pritur më shumë nga një ekip që nisi me avantazh dhe dukshëm mund të kishte marrë fitoren.
Ky barazim lë Lushnjën me një pikë pas tre javësh, dhe për trajnerin e ekipit do të jetë e nevojshme të rishikohen strategjitë për të ruajtur kontrollin pas avantazheve në ndeshjet e ardhshme.
Fatos LAMAJ