Saturday, January 17, 2026

Kombëtarja U-15 luan ndeshjen e parë miqësore me Maltën U-15. Portjeri i AF Vllaznia, Besardo Ndoj, titullar

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shqipëria U15-Malta U15  1-2(Shënues:  Kevin Muharremi 30’/ Zven Cutajar 15-të, Andreas Mangion33’)

Formacioni i Shqipërisë U15: Besardo Ndoj (GK), Elez Elqeni (C), Kevin Muharremi, Romeo Hazizaj, Kevin Plepi, Enea Taci, Deni Duka, Gean Ramadani, Satjago Perkola, Samuel Prendi, Noel Lleshi. Trajner: Genti Mahmuti

Kombëtarja shqiptare U-15 luajti ndeshjen e parë miqësore ndaj Maltës U-15 në “Shtëpinë e Futbollit”. Kuqezinjtë u mposhtën në këtë sfidë me rezultatin 2-1.

Trajneri Genti Mahmuti e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Besardo Ndoj (GK), Elez Elqeni (C), Kevin Muharremi, Romeo Hazizaj, Kevin Plepi, Enea Taci, Deni Duka, Gean Ramadani, Satjago Perkola, Samuel Prendi, Noel Lleshi.

Pjesa e parë e ndeshjes prodhoi tre gola. Malta gjeti avantazhin në minutën e 15-të me Zven Cutajar. Shqipëria barazoi rezultatin me Kevin Muharremin në minutën e 30-të, ndërsa Malta mori sërish avantazhin në minutën e 33-të me Andreas Mangion. Pjesa e parë u mbyll 2-1 për Maltën.

Kuqezinjtë u përpoqën gjatë gjithë ndeshjes, prodhuan raste dhe u aktivizuan me lojtarë të rinj, por nuk arritën të gjenin golin e barazimit. Në fund ndeshja u mbyll 2-1 për Maltën U-15.

Shqipëria U-15 do të luajë ndeshjen e dytë miqësore ndaj Maltës U-15 më 18 shtator, në orën 11:00, në “Shtëpinë e Futbollit”.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img