Partizani-Elbasani 0-1(Shënues: Bunjaku 36’)
Partiznai duket se është përfshirë në krizë! Pas humbjes një javë më parë në transsfertë me Vllanzinë 4-1, mbremjen e sotme është mundur edhe nga Elbasnai në fushën e tij.
Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, e vlefshme për javën e katërt të “Abisnet Superiore”. përfundoi 0-1 në favor të miqve, ndërsa golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Bunjaku. Sulmuesi verdheblu gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 36-të.
Ndërkohë që për Partizanin u bë malore, pasi Bytyçi mori kartonin e dytë të verdhë, në minutën e 59-të dhe la të tijët me 10 lojtarë.
Pas kësaj sfide Elbasani shkon në kuotën e 10 pikëve duke blinduar kreun e renditjes.
Në krahun tjetër me 4 pikë pas 4 ndeshjesh,Partizani mban vendin e 5-të në tabelën e klasifikimit.
Fatos LAMAJ


