E filluar mbrëmjen e djeshme me dy duelet e para, ku kapionët e Egnatias mundën lehtësisht në “Arena Egnatia” Tiranën 2-0 dhe Partizani humbi në shtëpinë e tij, “Arena e Demave” me Elbasanin, java e katërt e Abissnet Superiore vijon sot me tre sfida po aq të rëndësishme, ku natyrisht, ajo që spikat më shumë është Teuta-Vllaznia, takim që do të luhet në stadiumin, “Niko Dovana” prej orës 19:00.
Emocionet e dotës së sotme të Superiores, nisin në orën 16:00 në përballjen Vora-Flamurtari, ndërkohë që në orën 19:00, paralelishet me sfidën Teuta-Vllaznia do të luhet edhe ndeshja tjetër, Dinamo-Bylis.
Kalendari i javës së 4-të Abissnet Superiore
Dje
Egnatia-Tirana 2-0
Partizani-Elbasani 0-1
Sot
Vora-Flamurtari(16:00)
Teuta-Vllaznia(19:00)
Dinamo-Bylis(19:00)



