Laçi-Apolonia 1-1(Golat: Nerguti 33’/Trifoni 72’)
Kartonë të verdhë:Kurti 55/Olanrevaju 79,Amagba 88,Kofi 90+2
Laçi:Biba,Kurti,Jakpona,Tresa(Umar 84),Cena,Myrta,Bibo,Traore(Ikena 62),Nerguti,Laval,Kalaj(Bajraktari 84) Trajner:Stefano Senigaljesi
Apolonia:Kaçaj,Topi,Asllanaj,Amagba,Trifoni,Antoni,Çidozie(Olanrevaju 63),Ndubuisi,Kofi,Hoxhaj(Opejemi 46),Rakipaj(Leshi 84) Trajner:Marko Jovanoviç
Gjyqtarë:Albert Doda,Klajdi Hoxha(Tiranë),Orgest Loci,Ermal Gryka(Fushë-Krujë) Delegat:Alban Tafaj(Tiranë) Vëzhgues:Klajdi Kola(Tiranë)
Laçi dhe Apolonia nuk shkojnë më shumë se një barazim duke ndarë kështu nga një pikë. Laçi dhe Apolonia e nisin në sulm ndeshjen dhe me anë të krosimeve nga krahët tentojnë të zhbllokojnë sfidën por nuk ja dalin sepse portierët dhe mbrojtjet e të dyja skuadrave tregohen të vëmendshëm duke larguar rrezikun.
Goli i vetëm për pjesën e parë do i takonte vendasve dhe është mbrojtësi Nerguti i cili përfiton nga një gabim i mbrojtjes mike të Apolonisë dhe gjuan saktë duke kaluar në avantazh Laçin.
Pjesa e parë nuk do të sillte asgjë më shumë sesa një gol dhe disa gabimeve të të dyja skuadrave por më e saktë skuadra e Laçit që kalon në avantazh me mbrojtësin Nerguti.
Pjesa e dytë ka tjetër fytyrë për Apoloninë që me zëvendësimet e kryera por dhe me ndryshimet në skemën e lojës,arrin që të shkoj rrezikshëm në zonën e Laçit.
Kofi,Trifoni,Antoni dhe Amagba tentojnë të vënë në vështirësi portierin Biba por topi nuk ju bindet duke mos shkuar në kuadrat.
Dhe Laçi mundohet me anë të futbollistëve Tresa,Myrta,Traore dhe Kalaj për të gjetur golin e dytë por nuk ja del.
Goli i barazimit për Apoloninë do të vinte në mesin e pjesës së dytë ku është Trifoni ai i cili tregohet i saktë në gjuajtjen e tij duke mposhtur portierin Biba të Laçit.
Pas golit të barazimit të dyja skuadrat mundohen më tepër të mbrohen duke mos lejuar hapësira mbrapa.
Në minutat e fundit të takimit është fillimisht Antoni i cili kërkoj të gjuante në hyrje të zonës por goditja ishte e gabuar,ndërsa në fundin e katër minutave shtesë është Laçi që tenton nga goditja e dënimit por lojtarët vendas nuk tregohen të saktë në goditje.
Gjithçka mbyllet me shifrat 1-1 ku të dyja skuadrat ruajnë edhe pozicionet e tyre në renditje.
Fatos LAMAJ



