Vora-Egnatia 0-1(Shënues: Ruçi 17’)
Gjyqtar: Egli Spahiu, Ridiger Çokaj, Jetmir Podgorica. I katërt:Indrit Myrtja. VAR:Kreshnik-Cjapi-AVAR: Daniel Vrapi
Vora dhe Egnatia u përballen ditën e sotme në kuadër të javës së gjashtë të Abisnet Superiore, sfidë e luajtur në stadiumin e Laçit prej orës 14:00.
Kampionët në fuqi të drejtuar nga Edlir Tetova triumfuan minimalisht ndaj Vorës në transfertë, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi në kampionat.
Ka mjaftuar një gol i shënuar nga Ruçi në minutën e 17-të për t’i dhënë fitoren skuadrës rrogozhinase.
Me këtë fitore Egnatia ngjitet në vendin e dytë me 13 pikë, po aq sa edhe Vllaznia kryesuese. Ndërkohë, në krahun tjetër, pas humbjes në Shkodër për javën e kaluar, kjo humbje e sotme si pritëse në stadiumin e Laçit e pozicionon skuadrën e Bellait në vendin e gjashtë me shtatë pikë të grumbulluara.
Fatos LAMAJ



