Friday, October 17, 2025

Teuta që nuk njeh ende humbje në gjashtë javët e para, mund Bylisin 1-0 dhe pozicionohet 3 pikë pas vendit të parë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Teuta-Bylis 1-0(Shënues: Uotlai 63’)

Teuta:Selmani,Zhongo,Maçolli,Vidal,Beshiraj,Boçi,Përgjoni,Myszor,Gomes,Toli,Uotlai Trajner:Enkelejd Dobi

Bylis:Vashu,Përndreca,Kamara,Ofori,Malomo,Muktar,Adeduro,Mustafa,Marku,Abazaj,Ualison Trajner:Mirel Josa

Gjyqtarë:Ermis Çelaj(Vlorë),Devis Korreshi(Lushnje),Mariglen Llukmani(Vlorë),Olti Çela(Lushnje) Var:Enea Jorgji(Elbasan) Avar:Silvio Dyrmishi(Elbasan) Delegat:Engli Kokona(Tiranë) Vëzhgues:Kridens Meta(Tiranë)

Teuta triumfoi minimalisht ndaj Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë. Durrsakët iu falën një goli të shënuar nga Uotlai në minutën e 63-të, për të mar tre pikë shumë të rëndësishme.

Bregdetarët rikthehen të fitorja, pas dy barazimeve radhazi. Vlen të përmendet se Teuta është skuadra e vetme në Abisnet Superiore, që nuk njeh ende humbje në gjashtë javët e para.

Me këtë tre pikësh, durrsakët e drejtuar nga trajneri Enkelejd Dobi shkojnë në kuotën 2 10-të pikëve duke u pozicionuar në vendin e pestë me vëtëm 3 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Vllaznia dhe Egnatia me nga 13 pikë.

Bylis në krahun tjetër, tentoi disa herë dhe iu afrua barazimit, por gabuan në metrat e fundit.

Për ballshiotët kjo është humbja e dytë sezonale dhe mbajnë vendin e shtatë në renditje,me gjashtë pikë të grumbulluara.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img